“Nëse s’ndërmerren masa për parandalimin e migrimit, Kosova do të detyrohet të importojë fuqi punëtore”

Agjencia e Statistikave të Kosovës, me 12 korrik ka bërë të ditura të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024). Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë, ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.Sipas rezultateve të ASK-së, ka një rritje të moshës për 4.85 vjet, ku në regjistrimin paraprak gjatë vitit 2011 mosha mesatare ishte 29 vjet.

Demografi, Sami Behrami, është shprehur “i shqetësuar” pas statistikave të publikuara të premtën e kaluar nga ASK-ja lidhur me rezultatet e para të popullsisë së Kosovës dhe rritjen e numrit të moshës mesatare, nga 29 sa ishte në vitin 2011 në 35 në këtë vit.

Behrami në “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini u shpreh se nëse institucionet e vendit nuk ndërmarrin masa të nevojshme për “të frenuar” migrimin e të rinjve të Kosovës, atëherë do të detyrohet që “në të ardhmen e afërt” të importojë fuqi punëtore, ashtu si vendet e tjera.

Sipas Behramit, dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ndryshimin e moshës mesatare nga regjistrimi i kaluar i popullsisë në atë të këtij viti janë migrimi dhe zvogëlimi i natalitetit [lindjeve] në vend.

“Rezultatet i pamë me shqetësim. Fatkeqësisht, Kosova nuk është duke u ballafaquar me moshim demografik, por në aspektin demografik është duke u sfiduar nga shumë parametra, qoftë me lindshmëri, migrim. Mosha mesatare është njëri nga treguesit se mosha po plaket, si pasojë e fluksit të migrimit dhe reduktimit të numrit të lindjes.
Është shqetësuese. Trendi i grupmoshave mbi 65+ është në rritje dhe pjesëmarrje më të madhe në krahasim me regjistrimin e popullsisë 2011″, deklaroi Behrami.

Ai shtoi se ky rezultat i “dobët” i treguar në statistika duhet t’u shërbejë institucioneve të vendit për t’u marrë me çështjen “seriozisht”.

E sociologia, Bukurije Rrustemi, u shpreh se faktori kryesor i këtyre rezultateve është “migrimi” dhe është tejet “shqetësim” i madh për vendin tonë.

“Migrimi është shqetësues për vendin tonë. Na shqetëson, sepse jemi një popullsi e numrit të vogël. Faktor tjetër që ka ndikuar në uljen e përgjithshme të popullsisë në Kosovë është edhe nataliteti i ulët. Ka disa dekada që nataliteti është duke shënuar rënie. Disa nga faktorët që kanë dërguar në zvogëlimin e natalitetit janë edhe faktori social, kulturor, ekonomik etj. Tani po zvogëlohet nataliteti, është edhe martesat e vonshme dhe gjasat për fëmijë shumë janë të vogla. Aspekti tjetër është edhe emancipimi i gruas, shkollimi dhe pavarësia e saj; dalja e gruas nga familja tradicionale dhe shkëputja e saj nga shtëpia në tregun e punës, ka ndikuar që gruaja të planifikojë shtatzëninë e mundshme. Nga pavarësia e saj ka ndikuar lindje më të vogla. Në kohën tradicionale ka pas vlerë numri i shtuar i fëmijëve në familje”, deklaroi ajo.

 

Kosova me 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika