Gjatë periudhës sa do të zgjasë festivali, do të ketë aktivitete të ndryshme për të gjitha moshat, por e rëndësishme është se të gjithë pjesëmarrësit do të marrin informacion dhe njohuri nga afër për hotelet më të njohura në Truqi, në panairin i cili do të jetë i hapur për 3 ditë duke filluar nga ora 10:00-18:30 në sheshin Zahir Pajaziti.
Ky event madhështor, i cili është organizuar dhe zhvillohet nën mbikëqyrjen e Max Travel, sjell në Kosovë mbi 30 përfaqësues të hoteleve turke, për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2022.
Dita e parë e Max Fest (15 maj) është e rezervuar për fëmijët, duke filluar nga ora 11:00-15:30 në sheshin Zahir Pajaziti, fëmijët do të mund të argëtohen me maskota të ndryshme, të bëjnë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me një koncert posaçërisht për ta e shumë aktivitete të tjera. Të gjithë fëmijët do të kenë gjatë kësaj dite akullore, kokoshka dhe pambuk sheqer falas. Nga ana tjetër, panairi tashmë do të jetë i hapur ku të gjithë prindërit që janë në shesh me fëmijët e tyre mund të marrin informacion për hotelet nga përfaqësuesit e ardhur nga Turqia si dhe nga stafi i Max Travel.
Në ditën e dytë Max Fest bën hapjen zyrtare të panairit të hoteleve në sheshin Zahir Pajaziti duke filluar nga ora 11:00, ku përveç përfaqësuesve të hoteleve turke do të ketë edhe mysafirë specialë nga Kosova. E mbrëmja u dedikohet përfaqësuesve të hoteleve nga Turqia, të cilët Max Travel do t’i presë në një darkë speciale me dyer të mbyllura.
Vlen të theksohet se gjatë 3 ditëve në sheshin Zahir Pajaziti, përveç përfaqësuesve nga Turqia, do të jetë i pranishëm edhe stafi i Max Travel për të dhënë informacione të dorës së parë lidhur me rezervimet për këtë vit.
Edhe gjatë ditës së tretë të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesë e panairit të hoteleve i cili do të jetë i hapur gjatë tërë ditës në sheshin Zahir Pajaziti. Por i gjithë ky festival madhështor do të kulmojë natën e 17 majit me një super koncert nga ora 19:30 falas për publikun në sheshin Zahir Pajaziti, ku për të gjithë të pranishmit do të përformojnë Offchestra, Minatori dhe Yll Limani.
Max Travel ka përgatitur shumë surpriza për të gjithë të pranishmit gjatë këtij festivali, ju mirëpresim në Max Fest.