Nesër hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në Prishtinë

Nga e hëna (nesër) do të hyjë në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet, njofton Prishtina Parking

Të hënën e 22 janarit, do të hyjë në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.

Prishtina Parking ka njoftuar se banorët rezident duhet të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking dhe në kontaktin që do ta realizojnë, do të informohen banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.

“Nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L. Prishtina Parking për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro. Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe.

“Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar. Deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat)”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika