Nesër pritet të publikohet raporti për stabilitetin e urës së Ibrit

Nesër pritet që raporti për stabilitetin e urës së Ibrit t’i dërgohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas të publikohet. Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësministri Hysen Durmishi, i cili ka thënë se një draft do t’u dërgohet nga kompania që ka bërë matjet gjatë javës së kaluar.

Ai ka thënë se pasi ta pranojnë draft raportin, atëherë do të dihet nëse ura e Ibrit është stabile për t’u hapur për qarkullim të automjeteve, teksa ka shtuar se i njëjti do të jetë edhe publik.

Javën e kaluar institucionet kosovare kanë bërë matjet dhe testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit.

Insistimi i Qeverisë për hapjen e urës është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që për këtë çështje të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika