Nesrin Shileku – Shala dhe Milot Cakaj emërohen zëvendësguvernatorë të BQK-së

Zëvendësguvernatorët e emëruar të BQK-së janë Nesrin Shileku - Shala dhe Milot Cakaj, të cilët do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme

Banka Qendrore e Kosovës

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 24 janar 2024 ka emëruar dy zëvendësguvernatorë.

Zëvendësguvernatorët e emëruar janë Nesrin Shileku – Shala dhe Milot Cakaj, të cilët do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme.

“Të tre zëvendësguvernatorët së bashku me Guvernatorin përbëjnë Bordin Ekzekutiv, vendimet e të cilit janë kolegjiale”, ka njoftuar Banka Qendrore e Kosovës.

Në njoftim thuhet se me përfundimin e këtij procesi plotësohen të gjitha strukturat vendimmarrëse të BQK-së të përcaktuara në Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative.

“Këto ndër të tjera ishin edhe kërkesat nga Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe rekomandime nga misionet e tij”.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika