Netanyahu: Izraeli është në luftë, do të kërkojmë çmim që do të mbahet mend nga Hamasi

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij është në luftë dhe se nuk e donin këtë luftë.

Ai ka thënë se Hamasi do ta kuptojë se duke i sulmuar ata ka bërë “një gabim të përmasave historike”, dhe se do të kërkojnë një çmim “që do të mbahet mend nga ata dhe armiqtë e tjerë të Izraelit për dekadat e ardhshme”.

“Sulmet e egra që Hamasi kreu kundër izraelitëve të pafajshëm janë të mendjeprehëta: masakrimi i familjeve në shtëpitë e tyre, masakrimi i qindra të rinjve në një festival në natyrë, rrëmbimi i shumë grave, fëmijëve dhe të moshuarve, madje edhe të mbijetuarve të Holokaustit. Terroristët e Hamasit lidhën, dogjën dhe ekzekutuan fëmijë. Ata janë të egër. Hamasi është ISIS. Dhe ashtu si forcat e qytetërimit u bashkuan për të mposhtur ISIS-in, forcat e qytetërimit duhet të mbështesin Izraelin në mposhtjen e Hamasit”, ak shkruar Netanyahu në platformën “X”.

Kryeministri izraelit ka falenderuar presidentin e ShBA-së, Joe Biden për mbështetjen e tij dhe liderët botërorë që “po qëndrojnë” me Izraelit tani.

“Duke luftuar Hamasin, Izraeli nuk po lufton vetëm për popullin e vet. Ajo po lufton për çdo vend që qëndron kundër barbarisë. Izraeli do ta fitojë këtë luftë, dhe kur të fitojë Izraeli, fiton e gjithë bota e qytetëruar. Duke luftuar Hamasin, Izraeli nuk po lufton vetëm për popullin e vet. Ajo po lufton për çdo vend që qëndron kundër barbarisë. Izraeli do ta fitojë këtë luftë, dhe kur të fitojë Izraeli, fiton e gjithë bota e qytetëruar. Duke luftuar Hamasin, Izraeli nuk po lufton vetëm për popullin e vet. Ajo po lufton për çdo vend që qëndron kundër barbarisë”, ka shkruar tutje ai.

Më tej ai ka theksuar se kur të fitojë Izraeli këtë luftë do të fitojë e gjithë bota e qytetëruar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika