Netanyahu pas takimit me Blinken: Asgjë nuk do të na ndalojë ta eleminojmë Hamasin

Foto: EPA

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është “betuar” ta eleminojnë Hamasin.

Këtë ia kishte thënë sekretarit Blinken.

“Unë i thashë: Ne jemi betuar, jam betuar ta eliminojmë Hamasin. Asgjë nuk do të na ndalojë”, ka thënë Netanyahu.

Netanyahu është shprehur se i ka thënë Blinken-it që Izraeli do të vazhdojë luftën derisa t’i arrijë “tre qëllimet”, të cilat ai thotë se janë “Lirimi i të gjithë pengjeve, eliminimi i plotë i Hamasit dhe sigurimi që asnjë kërcënim si ky nuk do të vijë më kurrë nga Gaza”, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Kryeministri izraelit ka përmendur sulmin vdekjeprurës në Jerusalem këtë mëngjes – për të cilin, Hamasi pretendoi se ishte kryer nga anëtarët e tij. Për këtë, Netanyahu ka shtuar se ishte “i njëjti Hamas që po përpiqet të na vrasë kudo”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika