Netanyahu përgatitet për takimin e shumëpritur me presidentin amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet më vonë gjatë javës me presidentin Joe Biden

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbërriti të hënën në SHBA, ndërsa vend i tij është përfshirë nga demonstrata të pashembullta kundër planeve për të ndërhyrë te kompetencat e pushtetit gjyqësor, konkretisht Gjykatës së Lartë. Netanyahu pritet të takohet më vonë gjatë javës me presidentin Joe Biden.

Pjesë e agjendës së diskutimeve pritet të jetë edhe një marrëveshje e mundshme e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Mijëra protestues u dyndën drejt aeroportit të dielën në mbrëmje, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu u nis drejt SHBA-së për një vizitë gati njëjavore.

“Jam këtu së bashku me mijëra njerëz të tjerë që janë shumë të shqetësuar për demokracinë, vendin dhe veprimet e qeverisë sonë që rrezikojnë gjithçka që është ndërtuar gjatë 70 viteve të fundit”, tha Anat Refaeli, një nga protestuesit që ndodhej në aeroport.

Demonstruesit, të cilët kanë protestuar në Izrael për 37 javë rresht, u zotuan ta ndjekin Netanyahun kudo që ai do të shkojë në SHBA, duke filluar nga takimi me manjatin e biznesit, Elon Musk.

Netanyahu nxiti edhe më tej zemërimin e protestuesve kur i akuzoi ata për atë që e cilësoi “bashkim të forcave me Organizatën Çlirimtare palestineze dhe Iranin”, duke nënkuptuar se protestuesit po minojnë sigurinë e Izraelit, duke e bërë atë të duket më i dobët dhe i ndarë.

Në një deklaratë të bërë më vonë, zyra e kryeministrit vuri në dukje se protestuesit kundër reformës në gjyqësor, do të demonstronin në të njëjtën kohë me aktivistët pro Organizatës Çlirimtare palestineze që duan, siç thuhej në deklaratë, që presidenti Biden t’i ushtrojë trysni Netanyahu-t, që të ndalë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor si dhe të ndërmarrë lëvizje drejt krijimit të një shteti palestinez.

Mbështetësit e reformës në systemin gjyqësor thonë se ajo do të korrigjonte një situatë falë së cilës Gjykata e Lartë e Izraelit gëzonte shumë pushtet. Kundërshtarët thonë se reforma kërcënon demokracinë izraelite.

Krahas reformës, analistët izraelitë thonë se presidenti amerikan do të përdorë takimin me Netanyahu-n për të vlerësuar se sa larg është i gatshëm të shkojë Izraeli për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite./VOA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika