Netanyahu: Ushtria e vendit po i afrohet fundit të fazës së eliminimit të ushtrisë së Hamasit në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se ushtria e vendit po i afrohet “fundit të fazës së eliminimit” të ushtrisë së Hamasit në Gaza.

“Dje u ktheva nga një vizitë në Divizionin e Gazës. Unë pashë arritje shumë të konsiderueshme në luftimet që po zhvilloheshin në Rafah. Ne po përparojmë në fund të fazës së eliminimit të ushtrisë terroriste të Hamasit, ne do të vazhdojmë të godasim mbetjet e tij”, tha Netanyahu.

Ai u zotua përsëri se Izraeli do t’i arrijë qëllimet e tij në luftën kundër Hamasit, kthimin e pengjeve nga Gaza, eliminimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë kërcënim kundër Izraelit dhe gjithashtu kthimin e sigurt të banorëve izraelitë të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

Para fillimit të një operacioni ushtarak në Rafah në maj, udhëheqësit izraelitë kishin pohuar se qyteti jugor i Gazës ishte bastioni i fundit i Hamasit.

Netanyahu tha muajin e kaluar se “faza intensive e luftës me Hamasin (në Gaza) është gati të përfundojë” dhe se fokusi i ushtrisë më pas mund të zhvendoset në kufirin verior të Izraelit me Libanin.

“Kjo nuk do të thotë se lufta do të përfundojë, por lufta në fazën e saj aktuale do të përfundojë në Rafah. Kjo eshte e vërtetë. Ne do të vazhdojmë të kositim barin më vonë”, tha Netanyahu, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika