Radio Dukagjini, radio numër një në vend, shpalli Personalitet të Vitit 2024, Prof. Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër.
Ky çmim ju dhurua sot nga drejtoresha e Radios, Edita Doli Muhaxhiri, në kuadër të programit Radar.
Në një intervistë të gjatë u diskutuan temat më të ndjeshme në shoqërinë tonë aktualisht.
Blyta tregoi për problemet e shëndetit mendor, edhe për ato që nuk trajtohen, për varësitë tona dhe sjelljet.
Tregoi si vërehet çmenduria, për stresin dhe ankthin e edhe mori shembuj për to.
Empatia e edhe varësia nga dashuria ishin tema gjithashtu. Bëri thirrje për kujdes në përdorimin e barnave dhe si gjithmonë rekomandon psikoterapi.
Për më shumë ndiqeni intervistën në këtë link: