Neymari drejt Cityt

Sulmuesi Neymar ka gjasa të mëdha që t’i bashkohet Manchester Cityt në fund të këtij sezoni, ka raportuar “The Sun”

Neymar

Sulmuesi Neymar ka gjasa të mëdha që t’i bashkohet Manchester Cityt në fund të këtij sezoni, ka raportuar “The Sun” të martën.

Braziliani pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini në verë dhe është gati për ta vazhduar karrierën në Angli.

Madje, mësohet se Neymar po preferon kalimin te City përpara Chelseat, ekip që gjithashtu ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Neymar

City është i gatshëm që për kartonin e Neymarit të paguajë deri në 70 milionë euro. 31-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa është pjesë e klubit prej vitit 2017.

Këtë sezon, Neymar ka 18 gola e 17 asistime në të gjitha garat për Parisin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika