Nga 1 janar 2025, qytetarët e Prishtinës do të përjetojnë një transformim në sistemin e transportit publik urban.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar implementimin e një sistemi të unifikuar transporti me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore, që do të vlejnë për të gjitha linjat, duke përfshirë edhe operatorët privatë.
“Nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët.
Çmimet e biletave:
• 0.50€ për një udhëtim të vetëm.
• 0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat).
• 4€ për biletën javore.
• 12€ për biletën mujore për studentë.
• 14€ për biletën mujore për punëtorë.
Kush përfiton udhëtime falas?
Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë:
• Pensionistët
• Policia
• Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
• Veteranët
• Zjarrfikësit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Nxënësit e shkollave fillore”, thuhet në njoftim.