Nga 30 ditë paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për përleshjen në Lupç

"Gjyqtari i procedurës paraprake  ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin"

Gjykata Themelore në Prishtina ua ka caktuar masën e paraburgimit përj 30-ditësh katër të dyshuarve për përleshjen me armë zjarri në Lupç të Podujevës.

Si thuhet në njoftim të dyshuarit kanë kryer penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe B.M për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe secili veç e veç kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake  ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit për të pandehurin B.M, pasi prokurori ka hequr dorë nga kërkesa për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se me datë 01.05.2024 rreth orës 15:30 në rrugën e fshatit Lupq i Poshtëm në Podujevë, të dyshuarit janë takuar në afërsi të pompes së derivateve Exfis, i kishin ndalur veturat në rrugë dhe kishin filluar të përleshen, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme. Të dy palët kishin përdorë armë, thikë dhe mjete të forta, ku nga të shtënat me armë dhe nga përdorimi i thikës janë plagosur të pandehurit F.M dhe B.M.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika