Dy serbëve të arrestuar para disa ditësh, Zharko Zariq dhe Momir Pantiq, nën dyshimet për krime lufte, u është caktuar nga 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Këtë e kanë konfirmuar avokatët e tyre për mediumin në gjuhën serbe në Kosovë, “KO”.
- Arrestohet i dyshuari serb për krime lufte kundër popullatës civile
- Arrestohet edhe një serb i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
Zariq dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile të kryer gjatë vitit 1998-1999 në komunën e Istogut. I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999, ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të komunës Istogut.
Ndërkaq, Pantiq, i cili u arrestua në Merdarë para disa ditësh, dyshohet për krime lufte, i cili në kohën e luftës 1998-1999 ishte kryeshef i milicisë në Istog.