Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael pa viza

Tamar Ziv, ambasadore e Izraelit në Republikën e Kosovës ka bërë të ditur se nga 5 maji qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael pa viza.

Ziv përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë

“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan Marrëveshjen për heqjen e vizave.
Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael si turistë pa pasur nevojë për viza”, shkruan ambasadorja në njoftim.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika