Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nga dita e hënë e 31 tetorit nis vaksinimi kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit mjekët rekomandojnë që të gjithë persona 6 muajsh e lartë mund të marrin vjetore kundër gripit sezonal.
Vaksina e gripit duhet të merret herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit.
Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar.
Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19.
Në njoftim thuhet se prandaj u rekomandohet qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe gjithashtu të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

