12 vite më parë, një djalosh i quajtur Amir Rrahmani po e djersiste fanellën e Drenicës.
Sot, ai është lider në repartin defanziv të Napolit dhe po rrugëton sigurt drejt titullit të kampionit.
Titull që në sirtarin e napoletanëve mungon që nga viti 1990.
Por, Rrahmani nuk është heroi i vetëm që futbollistët e rinj në tokën dardane e kanë inspirim.
Në baltën e fushave që në kushte normale duheshin të dukeshin të gjelbra e nisi rrugëtimin e tij edhe Milot Rashica.
Si adoleshent, me Vushtrrinë e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës – në vitin 2014.
Tash, shtatë vite mund ta fitojë një tjetër titull, por të një niveli tjetër.
I huazuar në Galatasaray, këmbëshpejti gjendet në krye të Superligës turke.
Pak fjalë e shumë punë.
Rrahmani pati disa lëndime në këtë sezon, por u rikthye edhe më i fortë për të ofruar siguri për skuadrën e udhëhequr nga Luciano Spalletti.
13-të “beteja”, një gol.
Teksa, në anën tjetër, Rashica është autor i një goli dhe tre asistimeve. Këmbëshpejti duket që e ka rikthyer vetëbesimin e humbur në Angli dhe po shkëlqen përsëri.
Të dy së bashku i realizuan ëndrrat, por tani duhet të realizojnë edhe ëndrrën e madhe të miliona shqiptarëve: Kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Numërimi mbrapsht ka filluar.