Nga Kosova në Tajlandë përmes modelizmit, flet Frontina Gashi

Këtë të hënë, "Drive on D" sjell një intervistë me modelen Frontina Gashi. Se si ka filluar rrugëtimi i saj në botën e modelizmit dhe ku e dërgoi ai, ka treguar vet ajo

(Në të majtë) Donika Hyseni, (në mes) Mirdon Pacolli dhe Frontina Gashi (në të djathtë)

Me shprehjen “shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston” përshkruheshin shqiptarët nga shkrimtari anglez, Xhorxh Gordon Bajroni.

Krahas ringut, fushave të futbollit dhe muzikës, Kosova ka arritur të përfqësohet ndërkombëtarisht edhe në konkurset e bukurisë.

Është Frontina Gashi ajo e cila përfaqësoi Kosovën në Tajlandë dhe Egjipt në konkurset e bukurisë dhe e njëjta vie në “Drive on D” me Donika Hyseni dhe Mirdon Pacolli, në Radio Dukagjini. Ndonëse një rrugëtim i cili nga jashtë mund të duket I thjeshtë për një pjesë të njerëzve, Gashi ka treguar se praktika për të arritur atë që dëshironte filloi nga klasa e tetë, atëherë kur filloi kurset për ecjen e modelimit.

“Ngritesha dhe ecja nëpër shtëpi kur transmetohej Miss Kosova, atë kohë e shikonim shumë e u thoja të ndalnin televizorin dhe të më shikonin mua. Më ka pëlqyer githmonë aq sa nga klasa e 8-9 fillova kurset për të mësuar se si bëhej ecja në modelizëm”, ka thënë Gashi.

Megjithëse rrugëtimi drejt Tajlandës nuk ishte më i lehti ngase i njëjti ishte realizuar përgjatë kohës së pandemisë, ky nuk ishte i vetmi problem i hasur nga ajo.

“Ishte një krenari në vete kur je në mesin e shteteve, është përgjegjësi e madhe ngase tregon kulturën tënde. Megjithatë ishte pak problem. Ka ndodhur që më kanë pyetur se ku i bie të jetë Kosova. Ndihesha në siklet por jam munduar t’i tregoj shumë për Kosovën, t’i tregoj se e kemi një vend të mire”,  ka thënë ajo.

Një problem i tillë nuk ishte evident për Shqipërinë. Kjo e fundit ishte përfaqësuar edhe nga vet Frontina.

“Miss Fotogjenia”, “Miss Modelja më e mirë”, Gashi ka fituar edhe “Miss Continental Albania” dhe “Miss Grand”. Kjo e fundit e bëri atë ambasadore të paqes.

Gjatë rrugëtimit të  saj ishte edhe një foto me Miss Kosovën, Miss Serbia dhe Miss Montenegro ajo që bëri bujë përgjatë kohës së saj në Egjipt.

“Ka ndodhur në Egjipt. Përfaqësoja Shqipërinë, ishte edhe mis Kosova. U patëm shoqëruar me Miss Montenegron dhe atë të Serbisë. Me Miss Kosovën bëmë shqiponjën, atyre u pëlqeu dhe donin të bënin një foto me atë simbol. Ne e bëmë dhe unë e publikova”, ka treguar Gashi gjersa ka treguar se një foto e tillë kishte marrë bujë dhe se Miss Serbia ishte detyruar të linte garën.

Përpos modelizimit, modelja në fjalë është përfshirë në aktrim dhe njëherit, ka sfiduar edhe veten në moderim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika