Nga makiatot te guerilja BIA e çlirimi i Prishtinës, rrëfimi i ish-luftëtarit të UÇK-së

Në një intervistë për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish-luftëtari i UÇK-së, Fatmir Sopi, kujtoi sfidat e mbrojtjes së Prishtinës gjatë luftës dhe momentet e çlirimit të qytetit më 11 qershor 1999

Në një intervistë në emisionin “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Sopi, ndau kujtimet e tij për kohën e luftës dhe çlirimin e Prishtinës, në 25-vjetorin e këtij momenti historik.

Sopi ka treguar për sfidat e mbrojtjes së kryeqytetit, duke theksuar se UÇK-ja zgjodhi të mos zhvillojë luftime të hapura në Prishtinë, për të shmangur masakrat ndaj popullatës civile nga forcat serbe.

“Edhe pse në Prishtinë pihej kafja makiato, ekzistonte një organizim i UÇK-së për të mbrojtur qytetin…,” ka thënë ai.

“Ne Prishtinën prej veprimeve luftarake e kemi kursyer, për shkak të masakrave të mundshme në popullatën civile. Sepse nuk kemi pasur forcë ta mbrojmë popullatën civile nga masakrat eventuale, kur të gjitha njësitet policore, paraushtarake e militare serbe ishin të koncentruara më së shumti në Prishtinë”, ka thënë Sopi.

Ai kujtoi gjithashtu momentet e luftimeve me forcat serbe pak para çlirimit të Prishtinës në qershor 1999.

“Në qershor të vitit 1999, me grupe të vogla të stërvitura mirë, me përvojën e luftës të futemi në kryeqytet, në mënyrë të fshehtë. Në qytet kemi pasur njësinë BIA, njësi e UÇK-së, që e ka pasur përgjegjësinë organizative të veprimit të Prishtinë, gjatë luftës ata kanë kryer punë logjistike… si dhe kanë vëzhguar lëvizjet e forcave të armikut.

Në fillim të qershorit, së bashku me komandën e tyre, me komandën e brigadës 153 morëm vendim me lejen e zonë operative të Llapit, që ne të futemi në Prishtinë. U futëm dhe fillimisht në bazat që i kishe siguruar BIA dhe pas nënshkrimit të Kumanovës fillojnë ballafaqimet e para mes UÇK-së dhe forcave sporadike serbe, të cilat ishin të përqendruara nëpër kazerma e bodrume, sepse kërcënoheshin nga bombardimet e NATO-s”, ka treguar Sopi.

“Më 11 qershor 1999, UÇK-ja vendosi flamurin kombëtar në të gjitha pikat e kryeqytetit dhe shpalli Prishtinën të lirë”, ka thënë Sopi.

Në fund, Sopi shprehu skepticizmin e tij ndaj Gjykatës Speciale të Hagës, duke theksuar se shumë dokumente dhe akuza janë formuluar në Beograd dhe Moskë.

“Nuk e di si t’i besohet një gjykatë që shërbehet me dëshmi dhe dokumente të pushtuesit tonë. Shuam dokumente, akuza janë të formuluara në Beograd e Moskë”, ka thënë Sopi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika