Nga një muaj paraburgim për 14 të dyshuarit për fajde në rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 14 të dyshuarve për “Fajde”, ndërsa, për të arrestuarin me inicialet S.B., është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i është caktuar masë e sigurisë ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj 14 të dyshuarve për “Fajde”, të cilët u arrestuan në aksionin e kryer nga Policia e Kosovës, në kuadër të rastit “Brezovica”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 14 të dyshuarve: B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., A.M., B.O., B.A., N.A., Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për të arrestuarin me inicialet S.B., është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i është caktuar masë e sigurisë ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndryshe, të enjten, policia në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Doganën kanë zhvilluar aksion në disa komuna, konkretisht në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan dhe Viti.

Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme të këtyre komunave.

Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.​

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Njësinë e Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve- zyrave të ndërmarrjeve, sot, ka realizuar një aksion, i cili ka rrjedhur në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Brezovica’”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika