Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që e kërcënuan KFOR-in italian

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve A.K dhe I.H, të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në marrëdhënie me to”, të cilët kërcënuan KFOR-in italian në Prizren

Foto nga Betimi per drejtesi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit për dy individët e identifikuar si A.K dhe I.H.

Ata janë të dyshuar për veprën penale të “Rrezikimit të Personelit të OKB-së dhe i Personelit në marrëdhënie me to”.

Këta individë dyshohet se kanë bërë kërcënime ndaj trupave italiane të KFOR-it në Prizren.

Sipas informacioneve nga Gjykata, A.K dhe I.H dyshohen se kanë bashkëvepruar në një incident që ndodhi më 26 shkurt 2024, rreth orës 10:00, në një kafiteri në fshatin Lubiqevë në Komunën e Prizrenit. Ata janë akuzuar se kanë ofenduar dhe më pas kanë kërcënuar me vrasje pjesëtarët e KFOR-it italian, të cilët janë në misionin e OKB-së për ruajtjen e paqes në Kosovë.

“Duke marrë për bazë faktin se vepra penale për të cilën dyshohen ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët veprojnë në Kosovë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, andaj ekziston rreziku real se me qëndrimin e tyre në liri, të njëjtit mund të përsërisin veprën penale apo të përfundojnë veprën e kanosur dhe sipas vlerësimit të gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të dy të pandehurit kanë të drejtën të ankohen në Gjykatën e Apelit për vendimin e Gjykatës Themelore.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika