Nga një muaj paraburgim për dy zyrtarët e Suharekës, dyshohen se i shkaktuan mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me një tender

Pas seancës dëgjimore, nga një muaj paraburgim është caktuar ndaj dy zyrtarëve të Suharekës, dyshohen se i shkaktuan mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me një tender

U është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh drejtorit të Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabanit dhe zyrtarit të komunës së Suharekës, Berat Kabashit, të cilët dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, gjykatësja e procedurës paraprake, Teuta Krusha.

Ndryshe, paraprakisht është mbajtur seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve, ku prokurori Petrit Kryeziu kërkoi që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa mbrojtja kërkoi që Shabanit dhe Kabashit t’u caktohet ndonjë masë më e butë.

I njëjti medium kishte siguruar aktvendimin për fillimin e hetimeve, të cilin Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda e ka marrë ndaj Shabanit dhe Kabashit, ku sipas këtij, vendimi, të njëjtit prej 18 maj 2022 deri më 12 dhjetor 2022, në Suharekë në cilësi të personave zyrtarë, dhe atë Berat Kabashi në cilësinë e menaxherit të kontratës dhe Enver Shabani në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të menaxherit të kontratës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tyre zyrtar nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre, me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete dhe për personat e tjerë, të njëjtit me dashje shkelin ligjin e Prokurimit Publik.

Sipas vendimit, Shabani dhe Kabashi me dashje nuk kanë kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që me vendimin 01-Nr.016-29186 të datës 18.05.2022 të lëshuar nga kryetari i komunës së Suharekës caktohen në menaxhimin e kontratës me numër prokurimi 624-22-1007-5-2-1 dhe 624-22-016-521 me titullin e kontratës “ndërtimi i rrugëve: “Rexhepi Velia-me segment”, “Molika”, “Shaljanët – segment”, “Kovaçi”, “Tafa”, “Jetush Shala” dhe “Haxhi Shania”.. në fshatin Mushtisht”, mirëpo nga informatat e siguruara dhe verifikimit të të njëjtave është konstatuar se të hollat janë paguar për Operatorin Ekonomik, mirëpo rrugët nuk janë shtruar siç parashihet në kontratë.

Për këto veprime, në vendim thuhet se të njëjtit komunës së Suharekës i kanë shkaktuar dëm në shumën prej 74 mijë e 214 euro e 74 centë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika