Nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurve S.N., Q.TH dhe Rr.K., të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, bashkëkryerje të veprës penale, organizim i skemave piramidale e bixhoz i paligjshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve

Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten ka vendosur që tre të pandehurve S.N, Q.Th dhe Rr.K t’ua caktojë masën e paraburgimit me nga një muaj, dy ditë pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Siç ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë, S.N akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe veprës penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Ndërsa, Q.Th për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, si dhe i pandehuri Rr.K për veprën penale në bashkëkryerje “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjyqtari ka vlerësuar se ka rrethana që tregojnë për rrezikun e ikjes së të pandehurve, ndikimin në dëshmitarë dhe pesha e rëndë e veprës penale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër tre të pandehurve dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve, ndikimi në dëshmitarë si dhe pesha e rëndë e veprës penale, andaj i njëjti ka konstatuar se masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e të pandehurve kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit në lidhje me këtë vendim, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika