Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka treguar se të martën e 14 nëntorit në rajonin e Prishtinës janë raportuar pesë raste të “dhunës familjare”, ku vetëm një person është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Policia e ka thënë se ia ka konfiskuar armën me leje, të cilën e posedonte i dyshuari.
“Prishtinë, 14.11.2023-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Të dyshuarit i është sekuestruar një armë për të cilën i dyshuari posedonte leje. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, sipas raportit të policisë, dhe dy raste të “Dhunës familjare” janë raportuar në Fushë-Kosovë dhe personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë, 14.11.2023-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se disa muaj më parë kishte pasur dhunë fizike nga ish bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”.
“Fushë Kosovë 14.11.2023-00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.
Po ashtu, edhe dy raste të tjera të “Dhunës Familjare” janë raportuar në dy komuna të ndryshme në Drenas dhe Podujevë, ku të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Gllogoc 14.11.2023-11:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë te rregullt”.
“Podujevë 11.11.2023-19:00. Me 14.11.2023 viktima mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhune psikike ndaj tij. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.