Nga presidenca në kryeministri, Chollet takohet me Kurtin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është parë duke hyrë në objektin e kryeministrisë, ku do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo pas takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Chollet më herët gjatë 11 janarit qëndroi edhe në Shkup, teksa pas Prishtinës do të niset drejt Beogradit.

Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.

Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë. Ai po shoqërohet nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani pret në takim këshilltarin amerikan, Chollet

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika