Nga rritja e rasteve me COVID-19 tkurret ekonomia e Kinës

Të dhënat e reja zyrtare nga Kina kanë treguar se aktiviteti i fabrikave ka vazhduar të tkurret në ekonominë e dytë më të madhe në botë pas rritjeve të rasteve me covid dhe një vale rekord të nxehtësisë

Fotoilustrim

Tregjet në Kinë kanë rënë të mërkurën e 31 gushtit pasi investitorët globalë vazhdojnë të merren me pasojat e fjalimit të ashpër të kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell në Jackson Hole javën e kaluar dhe përhapjen alarmante të COVID-19 në Kinë.

Të dhënat e reja zyrtare nga Kina kanë treguar se aktiviteti i fabrikave ka vazhduar të tkurret në ekonominë e dytë më të madhe në botë pas rritjeve të rasteve me covid dhe një vale rekord të nxehtësisë.

Indeksi i Përbërës i Shanghait (SHCOMP) i Kinës kontinentale ra me 1.3%, por më pas ka zvogëkuar humbjet në 0.3% pasdite. Ndërsa, Indeksi i Komponentit Shenzhen të teknologjisë së rëndë ra me 0.8%, raporton CNN.

Përhapja e shpejtë e rasteve me COVID-19 ka ngjallur shqetësime për më shumë bllokime. Në fillim të këtij viti, Kina kishte vendosur Shangain dhe qytetet e tjera kyçe nën izolime të rrepta disamujore, të cilat kishin goditur aktivitetin e konsumatorit dhe ndërprenë zinxhirët e furnizimit global.

Në fillim të kësaj jave në Shenzhen qendrat teknologjike të vendit, kanë mbyllur tregun më të madh të elektronikës në botë të “Huaqiangbei” dhe kanë pezulluar transportin publik si shkas i rritjeve të rasteve.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika