Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku më gruan dhe dy fëmijët e tij, ka uruar Vitin e Ri 2024.
“Nga shtëpia jonë tek e juaja, Gëzuar 2024”, ka shkruar Abdixhiku.
Më tej ai ka thënë se viti i ardhshëm le të jetë një vit i plotë me shëndet dhe dashuri për secilin prej jush.
“Qoftë ky një vit i mbushur me shëndet, dashuri e arritje të jashtëzakonshme për secilin prej jush”, ka përfunduar i pari i LDK-së.