Avokati Tomë Gashi ka treguar nëpërmjet një postimi në Facebook se është bërë avokat i Dukagjin Nikollaj, i cili ishte përfshirë konflikt me Andi Pajazitin.
Ndërsa, mbrëmja e 4 gushtit përfundoi me fatalitet për një 39-vjeçar, kurse një numër i madh i personave mbetën të plagosur e të lënduar pas një mosmarrëveshjeje brenda lokalit “Bon Vivant” në kryeqytet, si pasojë e përleshjes ndërmjet Pajazit dhe Nikollajit.
“Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka Avokat”, ka shkruar në Facebook Gashi, teksa ka shtuar se “incizimet pamje kanë…!”.
Më tej, avokati Gashi bërë thirrje që faktet të mos ndryshohen.
“Faktet askush mos të guxojë t’i ndryshojë – ligji do të veprojë dhe secili do të përgjigjet për atë që ka bërë!”, ka përfunduar ai.
Ndërsa, Dukagjin Nikollaj, është në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës dhe FBI-ja.