Nga stuhia në Filipine raportohen 48 persona të vdekur dhe 22 tjerë të zhdukur

Nga stuhia e fundit në Filipine raportohen 48 persona të vdekur, 22 të zhdukur, 40 të plagosur dhe 170 mijë të tjerë kanë arritur të sigurojnë strehimin në qendrat e evakuimit

Pamje nga stuhia në Filipine. Foto: BBC

Agjencia e fatkeqësive të Filipinive ka raportuar se 48 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu në Filipine dhe 22 të tjerë raportohen si të zhdukur.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se rreth 40 njerëz janë raportuar të plagosur, ndërsa gati 170 mijë ishin strehuar në qendrat e evakuimit, pasi stuhia ka dalur nga zonat tokësore.

Agjencia e fatkeqësive ka raportuar tutje se shumica e viktimave janë regjistruar në rajonin autonom jugor të Bangsamoro.

Ndërsa një zyrtar është shprehur se viktimat në një fshat bregdetar kanë menduar se po vinte një valë e baticës dhe kanë vrapuar në një tokë më të lartë drejt një mali, aty ku vdiqën nga përmbytja e ngarkuar me gurë, raporton euronews.

Tutje thuhet se ekziston frika se 80 deri në 100 njerëz të tjerë mund të varrosen ose të largohen nga përmbytjet e shpejta në zonën e Kusiong.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika