Nga Tetova në Rusi, arti në ushqim i Rufi Shabanit fiton çmime në Bullgari

Ndonëse tash e 12 vite Moska është bërë qendër e biznesit të tij, Shabani ka treguar se nga lindi dashuria për ushqimin dhe ku e drejtoi ajo

Rufi Shabani

“Një recetë nuk ka shpirt. Ju si kuzhinier duhet t’i jepni shpirt recetës”.

Kështu po e nisim rrëfimin e Rufi Shabanit nga Tetova, kuzhinierit i cili është menagjer i 11-të restorante në Rusi.

Përmes një lidhje telefonike në “Drive on D” me Donika Hysenin dhe Mirdon Pacollin, Radio Dukagjini sjell intervistën e një masterchef-i. Nga Tetova në Moskë, Shabani tregon se dashuria për gatimin lindi nga nëna e tij dhe “lidhja e pashoqe” me brumin.

“Pasioni për ushqimin ka lindur nga nëna. Ne krejt shqiptarët kemi punë me brume nga fëmijëria, nëna gatuante gjithmonë kur vija nga shkolla”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se ndonëse gatimi i tij nuk mund të krahasohet me atë të nënave, është pikërisht nga këto të fundit origjina e profesionit dhe njëherit, pasionit të tij.

Ndonëse tash e 12 vite Moska është bërë qendër e biznesit të tij, ai tregon se që nga fillimi i konfliktit Ukrainë-Rusi, një kërkesë intensive për t’u kthyer në Tetovë nuk mungoi nga familja e tij. Lufta Ukrainë-Rusi ka tërhequr vëmendje botërore mirëpo e njëjta nuk është se ka paraqitur  ndonjë problem të madh në mbarëvajtjen e biznesit dhe jetës në Moskë, ka treguar ai.

Pas fitores së dy çmimeve në Bullgari, Shabani ka treguar lokacionin e ardhshëm në të cilin pritet të marr pjesë në një garë gatimi

“Është  diçka që e vlerësoj shumë. Me 20 shkurt të vitit të ardhshëm do të jem në një garë në Itali”, ka treguar ai.

Gatimi është një ndër format e përkryera për të treguar kulturën e një populli. Duke filluar nga flija e deri tek fasulet, ai tregon se ushqime kosovare i janë prezantuar popullit rus. Krahas kësaj, ai ka thënë se do donte të investonte në një restorant të tijin në të ardhmen, në Ballkan.

Një gjë është e sigurt. Shqiptarët janë kudo dhe të njëjtit, po na përfaqësojnë më së miri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika