Nga vendi prej nga vjen ndriçimi, Kurti uron Vitin e Ri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës, ku me punëtorët e kësaj korporate ua ka uruar Vitin e Ri të gjithë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar qytetarëve Vitin e Ri nga vizita e tij tek punonjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Me ata të cilët punojnë që ne të festojmë, nga vendi prej nga na vjen ndriçimi sonte teksa urojmë njëri-tjetrin, gëzuar Viti i Ri 2023, të gjithë juve të dashur qytetarë, familjeve, miqve e kolegëve tuaj”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në adresimin e saj drejtuar qytetarëve për Vitin e Ri 2023, ka thënë se viti 2022 nuk ka qenë i lehtë, pasi sipas saj, ishte me të gjitha sfidat e sigurisë globale, të cilat kanë rezultuar me sfida ekonomike e të energjisë, që janë ndjerë nga secila familje.

Ndryshe kujtojmë se, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 117-të të mbajtur në mënyrë elektronike më 30 dhjetor ka ndarë 37 milionë e 500 mijë euro për furnizim me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik.

Prej këtyre mjeteve buxhetore, 20 milionë euro janë ndarë për KEK-un dhe 17 milionë e 500 mijë euro janë ndarë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Mjetet sipas këtij vendimi merren nga kursimet buxhetore.

Me këtë vendim, Qeveria kishte thënë se ndihmon përmbushjen e obligimit për të ndihmuar sigurimin e energjisë elektrike për tremujorin e parë të 2023.

Ndërkaq, KEK-u më 22 dhjetor kishte marrë vendimin që t’u ndajë 500 euro shtesë punëtorëve të saj për fundvit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika