Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të ngacmimit seksual në Gjakovë.
Në raportin ditor bëhet e ditur se të martën është arrestuar një person që dyshohet se e kishte ngacmuar një grua, derisa pas intervistimit, prokurori e ka liruar në procedurë të rregullt.
Për këtë rast nuk janë dhënë detaje shtesë mbi rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.