Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Podujevë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur”.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, derisa rasti vazhdon të hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.