Ngasësi në New Orleans ishte i vendosur për të kryer masakër, thotë policia

Një incident tragjik në New Orleans ka lënë të paktën 10 të vdekur dhe 30 të plagosur, pasi një kamion përplasi turmën, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e sulmit

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur për shkak të përplasjes së një kamioni në turmë në rrugën Burbon të Nju Orllinsit të mërkurën, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sulmi ka ndodhur në një zonë shumë të popullarizuar për turistët.

Kryeinspektorja Anne Kirkpatrick ka thënë se incidenti ka nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe që sulmuesi ka drejtuar kamionin në rrugën Burbon me shpejtësi të madhe.

Kirkpatrick ka thënë se burri ka shpërfaqur “sjellje të qëllimshme” dhe ka tentuar të godasë sa shumë njerëz.

Ajo ka paralajmëruar që numri i viktimave mund të ndryshojë.

Ajo ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do të marrë përsipër hetimet për incidentin.

Agjentja speciale e FBI-së, Althe Duncan, ka thënë se e incidenti “nuk është terrorist”.

Sipas saj, në skenën e sulmit janë gjetur “pajisje shpërthyese të improvizuara”, dhe ka porositur publikun të qëndrojnë larg zonës.

Shkaqet e incidentit nuk dihen ende./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika