Të premten e 21 tetorit në Kosovë në orët e mëngjesit është parashikuar të ketë brymë dhe mjegull, ndërsa gjatë ditës kohë me diell.
“Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë brymë dhe mjegull në ultësira”, njofton Meteo Kosova.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 8 deri në 23 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen prej 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 19 gradë Celsius.
Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu vende-vende. Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.