Ngrihet aktakuza e parë në mungesë për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzën e parë në mungesë ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. për dhunim gjatë luftës në Kosovë.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar, e cila pësoi lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

“Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘Krimet e luftës kundër popullsisë civile’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

Ndër të tjera, thuhet se Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë, pasi janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika