Ngrihet aktakuzë kundër 10 personave në rastin “Subvencioni IV”

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’, ‘’Ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti’’, ‘’Mashtrim në detyrë’’, ‘’Dhënie ryshfetit’’ dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë personave në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin “Subvencioni IV”, ku 8 prej tyre janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në komunën e Istogut dhe një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në komunën e Lipjanit.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, “Marrje ryshfeti”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti”, “Mashtrim në detyrë”, “Dhënie ryshfetit” dhe “Mashtrim me subvencione”.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe me nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Dhënie ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 paragrafi 1 lidhur paragrafin 3 dhe nenin 77 Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika