Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë të pandehurve për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme të lidhur me narkotikët. O.F., A.U., A.K., SH.K., K.M., A.M., F.ZH., G.H., N.J., dhe V.K.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për kryerjen e vazhdueshme të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Veprimtaria e tyre e paligjshme është zhvilluar gjatë periudhës 2022-2024 dhe ka përfshirë transportin e marihuanës për shitje dhe shpërndarje brenda territorit të Kosovës, si dhe në drejtim të Turqisë.
“Aktakuza është ngritur për shkak se dhjetë të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 dhe me nenin të 77 KPRK-së, e kryer në grup.
Rasti ka të bëjë me veprën penale të kryer gjatë viteve 2022 – 2024, ku të pandehurit duke vepruar si grup e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në territorin e Republikës së Kosovës dhe transportin e lëndëve narkotike në shtetin e Turqisë”, thuhet në njoftim.