Ngrihet aktakuzë ndaj 5 zyrtarëve të K.R.U “Gjakova”, me mjete të kompanisë kyçën privatisht në ujësjellës qytetarët

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H., për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H., për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. 

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se bazuar në aktakuzë të pandehurit në cilësinë e personave zyrtarë pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec, me datë të pacaktuar e deri në fillim të qershorit të vitit të kaluar, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër dobi pasurore të kundërligjshme.

“… të koordinuar në mes vete, në dëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A, kryejnë shërbime në komunë të Rahovecit, tek qytetarët e saj gjatë orarit të punës dhe jashtë tij pa dijeninë e kompanisë, në atë mënyrë kanë shfrytëzuar: kamionin, ekskavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyçjen e ujësjellësit te qytetarët me të cilët kishin biseduar tani të pandehurit gjegjësisht, H.Ç., i koordinuar me të pandehurin S.M., të pandehurin Z.V., dhe të pandehurit A.H., dhe M.U., kanë marrë për shërbimet e kryera te qytetarët si, L.O., shumën prej 1.500 euro, G.D., shumën prej 350 euro, H.D., shumën prej 750 euro, A.A., shumën prej 1.000 euro dhe P.M., shumën prej 2.000 euro, të holla këto te cilat janë ndarë në mes të pandehurit H.Ç., dhe S.M., ndërsa në pagesa më të vogla u janë dhënë tre të pandehurve të tjerë, me çka në këtë mënyrë me veprimet e tyre të kundërligjshme të njëjtit i shkaktojnë dëm material të dëmtuarës K.R.U “Gjakova” SH.A”, thuhet në njoftimin. 

Me këto veprime në bashkëkryerje thuhet se ata kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë, si dhe t’u shqiptohet dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika