Ngrihet aktakuzë ndaj 9 personave të dyshuar për vrasjen që ndodhi gushtin e kaluar në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 31 gusht 2023, në fshatin Balincë të Malishevës

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 31 gusht 2023, në fshatin Balincë të Malishevës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë thuhet se “dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Xh.G., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Për të pandehurin K.G., thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të pandehurin A.G., thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje për të pandehurin N.G., thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.1 të KPRK-së.

Ndërsa për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika