Ngrihet aktakuzë ndaj arsimtarit në Gjakovë për dhunim ndaj një të mituri

Prokuroria në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një mësimdhënësi 58-vjeçar për dhunim. Ai akuzohet se ka tentuar ta dhunojë një djalë të mitur, që më parë kishte qenë nxënës i tij. Rasti ka ndodhur në maj të këtij viti

Fabrika e metalit në Gjakovë

Një mësimdhënës në komunën e Gjakovës po pretendohet nga Prokuroria Themelore në këtë qytet, se është përfshirë në një rast të rëndë dhunimi ndaj një të mituri.

Për këtë çështje, Prokuroria e Gjakovës para pak ditësh ka ngritur aktakuzë ndaj mësimdhënësit me inicialet Xh.S.

Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar RTV Dkuagjini, ditën kritike Xh.S e kishte kontaktuar të miturin përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar ndihmë për bartjen e disa drunjëve.

Të dy ishin takuar në një pikë derivatesh.

Aty, sipas aktakuzës, 58 -vjeçari e kishte futur në veturë viktimën, ia kishte mbyllur dyert dhe ishte nisur në drejtim të pjesës së pasme të fabrikës së metalit.

Në këtë vend, i akuzuari kishte provuar të kryente marrëdhënie intime me djalin e mitur, duke i shkaktuar atij dëmtime në organet gjenitale.

Yllka Juniku Shehu – zëdhënëse e Prokurorisë së Gjakovës

“Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Xh.S, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi. Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës kompetente që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. Gjithashtu, së shpejti do të mbahet edhe seanca fillestare ndaj të akuzuarit”, ka thënë Yllka Juniku Shehu – zëdhënëse e Prokurorisë së Gjakovës.

Seanca për këtë rast do të mbahet më 21 shtator.

Xh.S është një mësimdhënës me përvojë në rajonin e Gjakovës, përderisa prej ditës së arrestimit, ai po qëndron në paraburgim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika