Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për vrasje të rëndë në Rahovec në shtatorin e vitit të kaluar

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për vrasje të rëndë në Rahovec, në shtatorin e vitit të kaluar.

Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur ndaj dy të pandehurve E.S, për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe kundër E.S., për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”.

Sipas aktakuzës, ndër tjera, cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19. 09. 2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jet viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V.

Sipas njoftimit në ditën kritike “E.S. me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër herë në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë kundër dy personave për veprat penale vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në shtytje dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve

Gjakovë, 01 Shkurt 2023 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit të parë: E.S për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin e dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”, nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 lidhur me nenin 32 par.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndërron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore.

Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika