Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës, i shkaktuan dëm komunës rreth 7 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar B.B, dhe B.K, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar B.B, dhe B.K, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të pandehurit B.B., në cilësinë e menaxherit të kontratës për tenderin “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore” dhe B.K. në cilësinë e mbikëqyrësit, kanë bërë veprime që kanë dëmtuar Komunën e Suharekës dhe i kanë mundësuar përfitime materiale operatorit ekonomik që ka fituar tenderin.

Sipas njoftimit, të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale Komunës së Suharekës rreth shtatë mijë euro, ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, ia kanë mundësuar përfitimin e dobisë materiale.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., dhe B.K., prej datës 22.05.2018 e deri me datë 22.10.2018, në Suharekë, në cilësinë e personave zyrtarë, i pandehuri B.B. në cilësinë e menaxherit të kontratës, për projektin ‘Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore’, i pandehuri B.K. në cilësinë e mbikëqyrësit  të projektit të njëjtë, i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt, ashtu që në kundërshtim me nenin 61 të rregullave dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e zyrtarit kryesor administrativ – kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B.K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B.B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve, ashtu që në poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plasitifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë, ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me bar natyror, me ç’rast Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm material në shumë prej 6,839.42 € (euro), ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6,839.42 € (euro)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika