Ngrihet aktakuzë ndaj ish-nënkryetarit të Kllokotit për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.M. ish-nënkryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak të ‘’Cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve"

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet, S.M, ish-nënkryetar i komunës së Kllokotit, për shkak se u vërtetua dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se “hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri S.M. në bashkëkryerje me të dënuarin B.D. dhe persona të tjerë, ka kanosur seriozisht qytetarët e nacionalitetit serb të komunës së Kllokotit, me qëllim të ndikimit në vullnetin e tyre zgjedhor, gjatë periudhës kohore të zgjedhjeve të Përgjithshme të Parakohshme Parlamentare të mbajtura me datë 14 shkurt 2021″.

Tutje thuhet se të pandehurit u kanë kërkuar që të votojnë për subjektet e caktuar politike, me kërcënimin se do t’i largonin nga puna, “ashtu që i dënuari B.D. në cilësinë e kryetarit të Komunës, ka siguruar vota në mënyrë të kundërligjshme për subjektin politik “Lista Serbe’’, kurse i pandehuri S.M. në cilësinë e nënkryetarit të komunës së Kllokotit ka siguruar vota për subjektin politik me numër 129 ‘’ Ujedinjina Zajdenica- Ardiana Hoxhiq’’”.

Çështja ka kaluar në kompetencë të gjykatës për procedurë të mëtutjeshme, kurse gjatë kësaj faze të procedurës i pandehuri mbrohet në liri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika