Ngrihet aktakuzë ndaj një gorani për krime lufte në Suharekë e Rahovec

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Sh.L., një ish-polic i Stacionit Policor në Prizren, për krime lufte kundër popullsisë civile, duke përfshirë vrasje, torturë dhe trajtim çnjerëzor ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të mërkurë aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Sh.L. i nacionalitet goran, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile.

Siç thuhet në njoftim, i pandehuri në cilësinë e policit të Stacionit Policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Suharekës dhe të Rahovecit.

“Hetimet kanë vërtetuar se, forcat policore serbe fillimisht i kanë arrestuar viktimat në regjionin e Suharekës dhe të Rahovecit dhe më pastaj i kanë dërguar në Stacionin Policor në Prizren. Aty i pandehuri i ka marr në pyetje duke përdorur torturë dhe trajtim çnjerëzore. Si rezultate i torturave i ndjeri R. J. ka vdekur kurse dhjetë (10) civile të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja psikike”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

Sipas njoftimit, kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika