Ngrihet aktakuzë ndaj një kosovari, mori pjesë në konfliktin në Siri – dyshohet për krim kundër njerëzimit

Është ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës që kishte marrë pjesë në konfliktin në Siri dhe Irak, i cili dyshohet për krim kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës, i cili kishte marrë pjesë në konfliktin në Siri dhe Irak gjatë periudhës kohore 2014 – 2017.

Ky person dyshohet për krim kundër njerëzimit dhe shkelje të rëndë të ligjeve dhe të zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura, e që nuk janë të karakterit ndërkombëtar.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), këto vepra janë kryer ndaj vajzave dhe grave të komunitetit “Yazzid”.

Prokuroria ka njoftuar se kjo çështje penale tashmë ka kaluar në kompetencë të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Po ashtu, PRSK-ja njofton se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika