Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti Special kundër L.D., i cili ngarkohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 afër objektit të Komunës së Zveçanit

Ushtarët e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) përleshen me protestuesit lokalë serbë të Kosovës në Zveçan, 29 maj 2023, foto Reuters.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit L.D., për shkak të kryerjes së veprave penale “sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria  Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, thuhet në njoftim. 

Për këtë rast në shkurt të këtij vitit Prokuroria Speciale pati ngritur aktakuzë ndaj dy serbëve R.P. dhe D.O., gjithashtu “për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Në këtë sulm ku u përdorën mjetet shpërthyese kundër trupave të KFOR-it, 25 ushtarë kishin mbetur të lënduar.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika