Ngrihet aktakuzë ndaj personit i cili dyshohet për vrasje në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se e ka vrarë një person tjetër në komunën e Ferizajt

Prokuroria Themelore në Ferizaj





Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.J., i cili gjendet në paraburgim që nga muaji maj i këtij viti, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

I pandehuri Q.J, është vëllai i reperit me emrin artistik “Buta”, të cilët kishin pasur probleme paraprake me tashmë të ndjerin.

Sipas Prokurorisë, deri te vrasja ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme në lidhje me një veturë.

Sipas aktakuzës, i dyshuari ka shtënë gjashtë herë në drejtim të të ndjerit duke e lënë të vdekur.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën​ i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit”, thuhet në njoftim.

“Me ç’rast, me të takuar të ndjerin, ka shtënë gjashtë (6) herë në drejtim të tij me armë zjarri, të tipit “SAUER model 38 H” e kalibrit 7.65 mm dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë ashtu siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, vijon njoftimi.

Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Q.J., nga koha e papërcaktuar e deri më datën 28.05.2022, në Ferizaj, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka poseduar armën e markës “SAUER model 38H” e kalibrit 7,65 x 17 mm, me një karikator me kapacitet prej (8) tetë fishekëve të kalibrit 7.65×17 mm, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Arma sipas prokurorisë i është sekuestruar dhe po ashtu është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet.





Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika