Ngrihet aktakuzë ndaj personit i cili vrau dorasin e babait të tij me 28 plumba

Vrasja sipas aktakuzës thuhet se ka ndodhur në vitin 2003 në fshatin Raçë të Gjakovës, kur i akuzuari thuhet se është hakmarrë për vrasjen e babait të tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale, D.LL i cili ngarkohet se vrau N.N (47-vjeçar) pasi ky i fundit ia kishte vrarë babanë 12 vjet më parë.

Vrasja sipas aktakuzës thuhet se ka ndodhur në vitin 2003 në fshatin Raçë të Gjakovës, kur i akuzuari thuhet se është hakmarrë për vrasjen e babait të tij.

Me këtë, D.Ll., akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri D.LL., me dt.12.07.2003, rreth orës 09:00, në fshatin Raçë, Komuna Gjakovë, në afërsi të dyqanit “V…”, me dashje e nga gjakmarrja ka privuar nga jeta N.N., i moshës 47 vjeçare, nga fshati Raçë, Komuna Gjakovë, në atë mënyrë që për shkak të vrasjes së babait të tij, të cilin para 12 vitesh e kishte privuar nga jeta i ndjeri N.N., ditën kritike i pandehuri, shkon në vendin e lartcekur me veturën e tij Golf 3, ngjyrë e kuqe, duke i përcjellë lëvizjet e tani të ndjerit dhe kur i njëjti ka hyrë në dyqan “V…”, për të blerë ca gjëra ushqimore, i pandehuri D.LL., e pret e me të vërejtur se del nga dyqani prej një afërsie shtënë në drejtim të tij 28 herë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kur viktima bie përtokë, i pandehuri përsëri shtënë në drejtim të kokës së viktimës, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë në kokë, gjoks dhe gjymtyrë, nga plagët e marra viktima ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri nga koha e kryerjes së kësaj vepre penale thuhet se ka qenë në arrati. Në njoftim thuhet se ai është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga ShBA-ja në Kosovë.

Në njoftim thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika