Ngrihet aktakuzë ndaj senatorit amerikan Menendez dhe gruas së tij për marrje ryshfeti

Është ngritur aktakuzë ndaj senatorit amerikan Robert Menendez dhe bashkëshortes së tij, nën dyshimin se kanë pranuar ryshfet në vlerë mijëra dollarë

Senatori amerikan Robert Menendez dhe gruaja e tij, Nadine. Foto: AP

Prokurorët federalë njoftuan të premten se kanë ngritur aktakuzë ndaj senatorit amerikan Robert Menendez dhe bashkëshortes së tij, nën dyshimin se kanë pranuar ryshfet në vlerë mijëra dollarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Manhatan tha se Menendez dhe gruaja e tij, Nadine, akuzohen se pranuan shufra ari dhe para të gatshme në këmbim që Menendezi ta përdorte pushtetin dhe ndikimin si senator për t’i mbrojtur dhe pasuruar tre biznesmenë të Nju Xhersit.

Menendez, kryetar i Komitetit me ndikim të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, në të kaluarën ishte akuzuar në Nju Xhersi për pranimin e fluturimeve private, kontributeve për fushatë dhe llojeve të tjera të ryshfetit nga një patron i pasur në këmbim të favoreve zyrtare, por gjykimi i tij më 2017 mbaroi pasi juria nuk arriti verdikt.

Ai ka qenë pjesë e Senatit që nga viti 2006.

Menendez dhe Nadine Menendez përballen me nga tri vepra penale secili: konspiracion për të pranuar ryshfet, konspiracion për mashtrim dhe konspiracion për zhvatje.

Prokurorët do të kërkojnë që asetet e Menendezit të konfiskohen, përfshirë shtëpia e tij në Nju Xhersi, një veturë Mercedes-Benz e vitit 2019, rreth 566 mijë dollarë para të gatshme, shufra ari, si dhe para nga një llogari bankare. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika